Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Blair rikthehet në skenën e Lindjes së Mesme? Propozohet për drejtimin e Gazës pas luftës
Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair mund të jetë në krye të një autoriteti kalimtar në Gaza, në rast se do të ketë një armëpushim. Sipas medias britanike BBC emri i tij është propozuar në një takim mes Donald Trump dhe udhëheqësve arabë në OKB këtë javë. Blair ka marrë pjesë në diksutime të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës dhe për të ardhmen pas konflikit në territorin palestinez. Thelbi i planit është ideja që Gaza të drejtohet nga një organ kalimtar, i quajtur Autoriteti Ndërkombëtar i Tranzicionit në Gaza. Ky organ do të funksionojë me mbështetjen e OKB dhe Shteteve të Gjirit, para se ti kthehet kontrollit palestinez. Blair nuk ka reaguar ende publikisht per planin, por zyra e tij...