Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Moment i vështirë”, Bordin përpara Dinamos: Na duhet fitorja
2 pikë në 4 javë, vendi i fundit në tabelë, janë shifra dhe një pozicion që shton gjithnjë e më shumë presionin te Tirana. As kalendari nuk është treguar shumë bujar për bardheblutë në këtë pikë të sezonit në një kohë kur duhet të bëjnë llogaritë me dy sfida shumë të vështira, dy derbe radhazi kundër Dinamos dhe Partizanit. Trajneri Roberto Bordin është i vetëdijshëm për pozicion ku ndodhet ekipi, është gjithashtu i rëndësishëm për peshën dhe rëndësinë që ka derbi përballë Dinamos: “Përshëndetje të gjithëve, sigurisht derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme në veçanti nga ndeshjet e tjera, kemi folur me lojtarët këto ditë, sigurisht me lojtarët shqiptarë edhe më shumë përsa i përket pjesës së ndjenjës. Kemi punuar shumë mirë, sot kemi...