Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Zhegrova titullar, bindet Tudor, ndaj bergamaskëve sulmuesi dardan luan nga minuta e parë
                            Trajneri i Juventusit Igor Tudor duket se më në fund është bindur. Ndaj Atalantës nga minuta e parë mund të zbresë në fushë Edon Zhegrova.  Sulmuesi dardan është favorit për një fanellë titullari ndaj portugezit Francisco Coincecao. Ndaj bergamaskëve, tekniku kroat pritet të rreshtojë Zhegrovën në krah të Yldiz dhe David, duke rikthyer së bashku dyshen e sulmit të skuadrës së Lillë, me Zhegrovën dhe sulmuesin kanadez Jonathan David që ishin pjesë sezonin e shkuar e ekipit francez. © BalkanWeb