Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekzekutonin dhe paratë i investonin, zbardhet dosja e plotë e SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel. Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli. Sabah Nuzi ka qenë ekzekutori. Njoftimi i plotë i SPAK: Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara...