Dronë nga Serbia mbi Kosovë, Policia: Kemi njoftuar misionin e KFOR

Dronë nga Serbia mbi Kosovë, Policia: Kemi njoftuar misionin e KFOR

Autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se hapësira ajrore e vendit është shkelur nga dronë të dyshuar të futur nga Serbia. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, tha këtë premte për mediat se misioni paqeruajtës i NATO-n është vënë në dijeni për këto shkelje. “Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe të shohim se çfarë mund të bëhet”, tha Gazmend Hoxha, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe kompania hungareze HungaroControl-it por në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të...