TKOB gati për sezonin e ri! Kalendar i pasur artistik me premiera dhe rivënie në skenë

TKOB gati për sezonin e ri! Kalendar i pasur artistik me premiera dhe rivënie në skenë

NGA TEA SADIKU Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vjen këtë vjeshtë me një kalendar të pasur artistik ku nuk do të mungojnë premierat, rivëniet si dhe bashkëpunimet e reja. Përmes kësaj axhende të ngjeshur ku nuk do të mungojnë emrat e afirmuar të skenës, TKOB synon t’i afrojë më shumë të rinjtë me skenën dhe të forcojë komunikimin me spektatorët në të gjithë vendin. “Kemi një seri koncertesh simfonikë, ku do të veçoja disa prej tyre, duke nisur me atë që sapo fola me violinistin Giuseppe Gibboni. Një nga koncertet që do të mirëpritet do të jetë koncerti Beethovenit me violinistin Jonian Kadesha”, tha Aulon Naçi, drejtor i TKOB. Në një skenë madhështore e kostumografi që të çon në Parisin e fundshekullit të XX-të,...