Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spiropali në Këshillin e Sigurimit për AI: “Diella”, hap konkret se si teknologjia mund të shfrytëzohet për t’i shërbyer qytetarëve
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në fjalën e saj, Ministrja Spiropali deklaroi se “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.” Spiropali theksoi se “inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave. Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet nga të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve...