Tentoi të vriste një vit më parë Emiljano Palokën në Velipojë, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari (EMRI)

Tentoi të vriste një vit më parë Emiljano Palokën në Velipojë, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari (EMRI)

  ekstradimi-rinas TIRANË- Kristian Lulaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia. 26-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në maj të këtij viti, Gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2024. Paloka në atë kohë mbeti i plagosur.  Njoftimi: Interpol Tirana/ Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra...