Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali flet për Diellën në OKB: Teknologjia mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Ministrja e Jashtme, Elipsa Spiropali, tha në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se ministrja virtuale e qeverisë “Diella” është një hap konkret si teknologjia mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme për t’i shërbyer qytetarëve. Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në fjalën e saj, Ministrja Spiropali deklaroi se “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale”, u shpreh ajo. Spiropali theksoi se “inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave. Në këtë drejtim, znj. Spiropali...