Manjola Brahaj: Klimtiane

Manjola Brahaj: Klimtiane

Dal në udhë e qetë dhe rropullitë e kujtimeve i trazon,i trembë brushë e vjeshtës me ngjyrat klimtiane.Ty, t’skicon bash aty ku m’dhurove puthjen,aty ku pastaj me bane fëmijë, tue m’ledhatu krye e flokë,aty ku unë si e pabindunt’i rr’zova andrra e botë.Dal në udhë e m’ndjek hija jote e krisun prej fjalësht’mëdha,pa esencë,në fund të fundit,kush t’don âsht i thjeshtë jo me krye lamsh.Kush t’don t’merr n’krahë, n’andrra jo për kambësh.Dal në udhë e m’duhet me luftu me vjeshtën,me gjethet e saj që japin shpirt,si unë n’përpëlitjet e mia me t’shpëtue prej vdekjes,me ngjyrnat e saj që kanë jetëma shumë se kangët tona mistike,se shetitjet e shkurta e t’mallkueme,me sëmbimin e destinit t’sëmurë. E para kësaj klimtianeje plot ngjyra e afsh,plot tokë e univers,plot...