Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më parë, SPAK akuzon si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së të riut, shtetasin Aurel Hoxha. Në ambientet e lokalit “Monopol”, që ndodhet në zonën e ‘Myslym Shyrit’ dhe është në pronësi të Hoxhës kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s. Sakaq përveç Aurel Hoxhës, SPAK ka ngritur dyshime edhe për tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, për të cilët janë lëshuar po ashtu urdhër-arreste. Një nga katër urdhër-arrestet është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes. Klevis Lleshi u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020 dhe trupi i tij u gjet i groposur në...