Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68 vjeç
Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Delvinës, ku një konflikt mes dy profesionistëve të shëndetësisë ka përfunduar me dhunë fizike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist. Autoritetet kanë bërë të ditur se materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për sqarimin e plotë të ngjarjes. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb