Kreditë të përballueshme për xhepin e shqiptarëve, BSH: Aftësia paguese e familjeve është përmirësuar

Kreditë të përballueshme për xhepin e shqiptarëve, BSH: Aftësia paguese e familjeve është përmirësuar

Familjet shqiptare nuk ndeshin vështirësi në shlyerjen e kredisë së tyre. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, aftësia paguese e familjeve kredimarrëse rezulton të jetë përmirësuar në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa janë gjithashtu optimistë mbi përballueshmërinë e borxhit në vijim. Në përgjithësi, pesha e familjeve që kanë një hua për të paguar rezulton të ketë rënë. Nga familjet e vrojtuara prej Bankës Qendrore, vetëm 17% e tyre ishin në proces shlyerje të kësteve. Kredia zë më pak se 30% të të ardhurave të tyre mujore në shumicën e familjeve. Në të njëjtën kohë, pesha e familjeve për të cilat pagesa e huasë tejkalon 30% të të ardhurave ka shënuar rënie dhe kjo tregon një zbutje të ngarkesës së huasë....