2024, prodhimi industrial në rënie të fortë të prodhimit dhe shitjeve

2024, prodhimi industrial në rënie të fortë të prodhimit dhe shitjeve

Industria e rënda ka shënuar rënie të fortë vitin e kaluar si në volumet e prodhimit dhe vlerën e shitjeve, raportoi sot INSTAT.Nafta, hekuri dhe xeherorët e kromit e bakrit kanë pësuar rënie të fortë si në sasi ashtu edhe në vlerë, teksa shihet se vetëm disa produkte të konsumit masiv si pijet dhe uji mineral kanë shënuar rritje në raport me 2023.Të dhënat tregojnë se rënia më e madhe u regjistrua te nafta bruto, ku prodhimi zbriti nga 891 mijë tonë në vitin 2023 në 716 mijë tonë në 2024, ndërsa vlera e shitjeve ra nga 39.3 miliardë lekë në 29.9 miliardë lekë ose me 24%.Hekuri bruto shënoi gjithashtu një tkurrje të fortë, duke u ulur nga 474 mijë tonë në 343 mijë tonë,...