Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Publikimi i përgjimeve/ Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen, nëse jo atëherë do bëjmë padi në SPAK
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se nëse Edi Rama nuk tërhiqet ai të bëjnë padi në SPAK dhe në gjykatën ndërkombëtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se veprimet e PD-së do të jenë shumëfishta, për takimin në Arubas, i cili sipas tij nuk mund ta mohojë askush. Në fund Berisha tha se e ndjen si detyrim ta bëjë këtë gjë, ndërkohë që pohoi se ministrat dhe Kryeministri i vendit udhëtojnë me çarter 13 mijë milje për të takuar bosat shqiptarë dhe latinoamerikanë të drogës. “Ju falënderoj për sugjerimin. Ju garantoj se, veprimet tona do të jenë të shumëfishta dhe të shumëllojta, për këtë takim që tashmë nuk e mohon dot kush. Tashmë është i stamposur në regjistrimet e antimafias italiane dhe...