Vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” ende në arrati, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

Vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” ende në arrati, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se të arrestuarit janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale” dhe “grup strukturuar kriminal”. Ndërsa në kërkim janë shpallur 36 vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili është pronar i lokalit “Monopol” në Myslym Shyr, si edhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza. Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg...