Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
120 shkollat e biznesit, mbahet në Durrës takimi i drejtuesve nga gjithë bota
Në Durrës po zhvillohet konferenca e 33-të e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Menaxhimit në Shoqëritë Dinamike, një prej forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe zhvillimin në fushën e menaxhimit. 120 dekane dhe drejtues të shkollave të biznesit nga mbarë bota janë mbledhur në Shqipëri për të diskutuar mbi “Rolin e shkollave të biznesit në një botë që po ndryshon.” “Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme në këto vite dhe qeveria i kushton një vëmendje të veçantë arsimit profesional. Të rinjtë tanë të sapodiplomuar duhet të luajnë një rol proaktiv në zhvillimin ekonomik dhe në nxitjen e sipërmarrjes”, u shpreh Olta Manjani-zv. ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. Një nga momentet më të veçanta ishte dhe prezantimi i akademikut Sean Mehan, i cili foli...