Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditën me mjete të forta një të ri, procedohen babai me dy djemtë në Kukës
Një incident është regjistruar në Kukës, pasi babai dhe dy djemtë janë proceduar për dhunë ndaj një 22-vjeçari. Gjatë konfliktit, i riu është goditur me sende të forta. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale Y.L., 51 vjeç, A. L., 21 vjeç dhe J. L., 23 vjeç, banues në Kukës “Y.L., 51 vjeç, A. L., 21 vjeç dhe J. L., 23 vjeç, banues në Kukës (babai dhe dy djemtë), pasi gjatë një konflikti me shtetasin A. I., 22 vjeç, e kanë goditur atë, me mjete të forta.“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel