“Kërcet” shuplaka në spitalin e Delvinës, farmacisti godet me mjekun, merret nën hetim nga policia

“Kërcet” shuplaka në spitalin e Delvinës, farmacisti godet me mjekun, merret nën hetim nga policia

Foto ilustruese DELVINË- Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një mjek radiolog plagosi me gërshërë një infermier, një tjetër rast është regjistruar në Delvinë.  Një farmacist është marrë nën hetim nga policia në Delvinë, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjek. Ndaj 24-vjeçarit, policia nisi procedim penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka goditur më pëllëmbë mjekun 68-vjeçar.  “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek”, njofton policia. Ndërkohë ende nuk dihen shakqet e...