Magazina e drogës në Tiranë/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës në Tiranë/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Personat që shihni në foton e mësipërme janë shtetasit Xhoi Zina, 25 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, çifti i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Warehouse” për zbulimin e një magazine droge në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi ishin të fejuar, teksa dyshohet se me një automjet tip “Toyota Yaris” kanë marrë një sasi droge kanabisi nga Sukthi dhe e kanë transportuar për tek magazina në rrugën “Myslym Keta”, që kishte veprimtari në prodhimin e paletave të drurit. Droga ishte e ndarë në disa pako dhe e futur në një valixhe. Magzina ndodhej pranë zonës së Tufinës, në pronësi të Astrit Kuqit, babait të 21-vjeçarit Redion Kuqi, i cili po ashtu u arrestua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë,...