Kartelet shqiptare në një rang me ‘Sinaloa’, Ekuadori në OKB: I kemi shpallur organizata terroriste

Kartelet shqiptare në një rang me ‘Sinaloa’, Ekuadori në OKB: I kemi shpallur organizata terroriste

Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen e botës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka qenë Ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld e cila i ka përmendur me emër kartelet shqiptare bashke me ato meksikane ‘Sinaloa’ dhe ‘Jalisco Nueva Generación’ Mediat e huaja shkruajnë se Sommerfeld bëri thirrje për reformë të sistemit shumëpalësh për të adresuar sfidat reale me të cilat përballen vendet në zhvillim, veçanërisht kërcënimin e krimit të organizuar transnacional si një rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare . “Multilateralizmi duhet të evoluojë për t’iu përgjigjur kërkesave aktuale të njerëzve dhe për t’u përballur me kërcënimet e reja”, tha Sommerfeld, i cili përfaqësoi Presidentin Daniel Noboa në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sommerfeld argumentoi se: Koncepti i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duhet të zgjerohet për...