Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar një arritje të rëndësishme të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2025.  Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është renditur në vendin e 15-të në botë, duke u përmirësuar me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023.  Më tej socialistja shprehet se Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar  “Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike!  Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023!  Ky sukses reflekton punën intensive në:  Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional  Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike  Rritjen e ndërgjegjësimit publik  Mbrojtjen e infrastrukturave...