Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Donald Trump ka ndërhyrë personalisht për të ndaluar çdo përpjekje përjashtimi të Izraelit nga Botërori 2026. Sipas “The Times”, shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë pro përjashtimit të Izraelit nga garat evropiane, me një vendim që pritet javën e ardhshme. Kjo pason thirrjet e OKB-së, ku një panel ekspertësh kërkoi që si FIFA, ashtu edhe UEFA ta pezullojnë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar, duke u mbështetur në një raport që akuzon vendin për gjenocid në Gaza, akuza që qeveria izraelite i mohon. Që nga tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, mbi 65.000 persona, mes tyre mbi 17.000...