Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Asetet e ngrira ruse, Gjermania pro huasë për Ukrainën. Merz kërkon mobilizim financiar për mbrojtjen e Kievit
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë mbështetjen e tij për një plan të ri të Bashkimit Evropian që synon sigurimin e një huaje për Ukrainën, e cila do të garantohet përmes aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse që ndodhen në territorin e BE-së. Sipas propozimit të publikuar në një artikull në Financial Times, Merz ka kërkuar një “impuls të ri” në përpjekjet për të ndryshuar llogaritë strategjike të Kremlinit. Ai propozon një hua të BE-së në vlerën e 140 miliardë eurove, pa interes, për t’i garantuar Ukrainës ndihmë afatgjatë për qëllime mbrojtjeje. Sipas planit, kjo hua do të shlyhet nga Rusia, në momentin kur të paguajë reparacionet për dëmet që ka shkaktuar me agresionin ndaj Ukrainës. Në zemër të debatit qëndrojnë 183 miliardë euro...