Farmacisti godet mjekun në Vlorë, procedohet 24-vjeçari

Farmacisti godet mjekun në Vlorë, procedohet 24-vjeçari

Një incident është regjistruar këtë të premte në Delvinë, ku një farmacist goditi me pëllëmbë në fytyrë një mjek. Për pasojë është proceduar 24-vjeçari, me profesion farmacist. Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel