No Image Available

Rama takim në “Vilën 30” me Peleshin dhe krerët e komisioneve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim në “Vilën 30” me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare. Mbledhja, e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta kishte në fokus organizimin për nisjen e punës së komisioneve parlamentare, të cilat do të fillojnë punë zyrtarisht javën e ardhshme. Bëhet me dije se në takim u diskutua dhe axhenda legjislative, bashkë me prioritetet kryesore që do të shqyrtohen në sesionin e ri parlamentar. Në takim morën pjesë dhe ministrat e kabinetit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Takime të tilla pritet të jenë periodike, sipas burimeve nga Partia Socialiste.