2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

Luajnë vetëm 1 ndeshje në javë për shkak se nuk mundën dot të siguronin pjesëmarrjen në asnjë prej kompeticioneve evropiane, por sërish kalendari pritet të jetë një “ferr” i vërtetë.Po flasim për skuadrën e Milanit. Forma e mirë e treguar në 4 ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe kupës, aty ku të besuarit e Allegrit kanë mund të marrin maksimumin, duke e mbajtur madje portën e paprekur, do duhet të konfirmohen në 6 nga 9 ndeshjet e radhës, ku Milan do të luajë përballë rivalëve direkt, që synojnë kreun në Serinë A. Sfida ndaj kampionëve të Napolit është vetëm antipasta, pasi menjëherë më pas kuqezinjtë sfidojnë Juventusin 1 javë më pas. Por edhe pas rikthimit të kampionatit pas pauzës për shkak të kombëtareve, kalendari nuk...