Mbyllet java e parë e Europa League, 40 gola të realizuar në 18 duele

Mbyllet java e parë e Europa League, 40 gola të realizuar në 18 duele

18 ndeshjet e javës së parë në Europa League prodhuan në total 40 gola, ndërsa të enjten pretendentët nuk zhgënjyen, ku regjistruan fitore Lyon, Aston Villa, Shtutgart dhe Porto. Britanikët morën fitoren e parë për këtë sezon, ku kundërshtari i parë në fazën e ligës ishte Bolonja. Një duel që u vendos nga një gol i kapitenit McGinn, por rastet nuk munguan në të dyja kampet. Watkins shpërdoroi mundësinë më të mirë për të dyfishuar avantazhin, por gaboi në ekzekutimin e një 11-metërshi. Në Gjermani Shtutgarti vendës bëri detyrën ndaj Celta Vigo, duke e mposhtur këtë të fundit në shifrat 2-1 me golat e Bounanou e El Khannouss. Miqtë reaguan pak minuta para fundit të sfidës me Borja Iglesias, por pa mundur më tej të...