Risia e teknologjisë kthen dritaret e zakonshme në panele diellore

Risia e teknologjisë kthen dritaret e zakonshme në panele diellore

Shkencëtarët kanë krijuar një shtresë të re pa ngjyrë që mund të aplikohet në çdo dritare duke e kthyer në një panel diellor, pa ndryshuar asgjë në shtëpi. Shkencëtarët e Nanjing University në Kinë kanë krijuar një prototip të vogël funksional. Nëse ai do të merrte përmasat e çdo dritareje në botë, mund të flasim për terravatë energjie të gjelbër. Shtresa drejton fotonet e dritës së diellit në anët e panelit të dritares ku qelizat fotovoltaike i kthejnë në elektricitet, ndërsa pjesa tjetër kalon përmes. “CUSC është një hap përpara në integrimin e teknologjisë diellore në mjedis pa ndryshuar pamjen. Përfaqëson një energji praktike dhe të ndryshueshme për reduktimin e karbonit dhe vetëmjaftueshmërisë energjitike”, thotë inxhinieri optik Wei Hu. Shtresa lejon 64.2% të dritës që...