Shkencëtarja Shqiptare që po mahnit Italinë

Shkencëtarja Shqiptare që po mahnit Italinë

Prof. Dr. Egesta Lopci – krenaria shqiptare në mjekësinë bërthamore Prof. Dr. Egesta Lopci është një nga emrat më të spikatur të shkencës shqiptare në mjekësinë bërthamore. Prej mbi 22 vitesh, ajo jeton, studion dhe punon në Itali, duke lënë gjurmë të thella në kërkimin shkencor për luftimin e kancerit. Së fundmi, Dr. Lopci është nderuar me një tjetër çmim prestigjioz ndërkombëtar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kërkimet shkencore dhe inovacionin në fushën e mjekësisë bërthamore. Angazhimet e saj shkencore përfshijnë: • Mjeke në spitalin prestigjioz “Humanitas” në Milano.• Relatore në La Sapienza në Romë për masterin e hematologjisë pediatrike.• Anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqatën Europiane të Mjekësisë Bërthamore. Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo jo vetëm që ka...