Rifreskim në Bashkinë e Durrësit/ Emërohen administratorët e rinj të 4 njësive administrative

Rifreskim në Bashkinë e Durrësit/ Emërohen administratorët e rinj të 4 njësive administrative

Në zbatim të porosisë së kryeministrit Rama për rifreskimin e drejtuesve së drejtorive të bashkisë dhe njësive administrative, grupi i punës së drejtuar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka nisur të zbatojë vendimet. Njoftim nga Bashkia Durrës Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre. Administratorët e sapoemëruar janë: Manzë – Rejdi Shehu Ishëm – Emirjan Bafti Katund i Ri – Julian Marku Rrashbull – Fiqiri Dema Pas vlerësimit të performancës se gjithsecilit, vendimmarrja do të vazhdojë në ditët në vijim”,- sqaron Bashkia e Durrësit.