Rriten tensionet në veri të Kosovës/ Policia raporton fluturime të dronëve nga Serbia, kërkon ndërhyrje nga KFOR

Rriten tensionet në veri të Kosovës/ Policia raporton fluturime të dronëve nga Serbia, kërkon ndërhyrje nga KFOR

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve në hapësirën ajrore të Kosovës e që dyshohet se vijnë nga Serbia. Hoxha ka thënë po ashtu që janë në koordinim me KFOR-in, që ka nën përgjegjësi hapësirën ajrore të Kosovës. “Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët...