Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA paralajmëron politikën shqiptare se çdo ndërhyrje në zgjedhjen e kryeprokurorit të SPAK ndërpret marrëdhëniet…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shtuar presionin ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) që të mos bëjë lojëra me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Së Posaçme (SPAK). Altin Dumani do të largohet në dhjetor dhe në prapaskenë ka nisur lufta politike për të vendosur aty një individ që të veprojë sipas interesave të mamuthëve të korrupsionit. Për këtë arsye është vënë në lëvizje SHBA. E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, i ka shkuar dje në zyrë kryetares së KLP-së, Mirela Bogdanit, ku në fokus ka qenë gara për pasardhësin e Altin Dumanit. Ajo e ka bërë të qartë se nga ky proces do të përcaktohet vijimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua...