Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Video – Zbulohet magazina e drogës në Tiranë, 5 të arrestuar (Emri)
Policia e Tiranë ka zbuluar një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza dhe si rezultat ka arrestuar 5 persona. Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “Warehouse”, janë vënë në pranga shtetasit Xhoi Zina, 25 vjeç, Redion Kuqi, 21 vjeç, Erdi Gjiriti, 37 vjeç, Ardit Citaku, 22 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë. “Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit Redion Kuqi, me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xhoi Zina, në bashkëpunim me shtetasen Angjelina Koçi. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan...