Volejboll/ Botërori në fazë gjysmëfinale, programi në vijim

Volejboll/ Botërori në fazë gjysmëfinale, programi në vijim

Botërori i meshkujve në Volejboll që po zhvillohet në Filipine ka hyrë në fazë vendimtare. Katër skuadrat gjysmëfinaliste nisin nesër përballjet e nxehta me dy finalistet që do të luajnë finalen e madhe dhe dy të eleminuarat që garojnë për vendin e tretë, medaljen e bronxtë. Përballjet gjysmëfinale janë kështu: Republika Çeke- Bullgari dhe Itali- Poloni. Ata nisin me orën e Shqipërisë në 17:30 (Çeki-Bullgari) dhe 21:30 (Itali- Poloni). Për të përmbledhur; Nesër e shtunë 27 shtator 2025 Çeki-Bullgari 17:30 Itali-Poloni 21:30. Të dielën 28 shtator: Finalja për vendin e tretë të dielën ora 17:30 Finalja e madhe për vendin e parë, të dielën ora 21:30./ Sportiim.al/ Vazhdo leximin