“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej figurave më të komentuara të javës. Të ecësh në disa pasarela ikonike brenda një sezoni është privilegj për modelët më të famshëm në botë, por Ilirjani e ka kthtyer në manifest. Në kuadër të Global Fashion Collective Showcase, ai hapi sfilatën për WIJNRUIT, një koleksion që luante mes strukturës arkitektonike dhe siluetave fluide. Prania e tij magnetike e bëri pistën të dukej si një hapësirë e krijuar enkas për të. Në një tjetër moment kulmor, Ilirjani u bë pjesë e konceptit “RESISTANT: THE OPPOSITE BREAK AWSS2”, i prezantuar nga Poet Lab, ku moda u shfaq si një gjuhë rezistence, ndërthurje e estetikës së ashpër me...