Përfundon dënimi, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

Përfundon dënimi, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

Vangjush Dako DURRËS- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë Durrës, ka lënë qelinë e burgut pasi përfundoi ditët e qëndrimit të izolim. Më datë 21 shtator, Dako doli nga spitali ku u trajtua pas problemeve shëndetësore dhe u kthye sërish në qelinë e burgut ku i duhej të kryente edhe 6 ditë dënim. Apeli i GJKKO vendosi më 16 shtator se Dako duhet të vuante dënimin me 2 vite e 8 muaj burg. Llogaritja e paraburgimit dhe arrestit të shtëpisë doli në përfundimin se Dako kishte dhe 10 ditë burg për të kaluar, 4 nga të cilat i kaloi në spital, pasi në momentin kur u bë ekzekutimi i masës pati aritmi dhe gjendje ankthi.  Vangjush Dako u dënua me shpërdorim detyre në 2 raste, për ndërtimin e...