Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
(VIDEO) SPAK zbardhi e vrasjen e Klevis Lleshit, RENEA dhe FNSH zbarkojnë te lokali i autorit të dyshuar
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më parë, SPAK akuzon si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së të riut, shtetasin Aurel Hoxha. Në ambientet e lokalit “Monopol”, që ndodhet në zonën e ‘Myslym Shyrit’ dhe është në pronësi të Hoxhës kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s. Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, bie në sy se efektivët janë duke kryer kontrolle në ambientet e lokalit. Sakaq përveç Aurel Hoxhës, SPAK ka ngritur dyshime edhe për tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, për të cilët janë lëshuar po ashtu urdhër-arreste. Një nga katër urdhër-arrestet është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes. SPAK zbardh vrasjen e ndodhur 5...