Maresca me dhimbje koke, Palmer mungon në stërvitjen e Chelsea dhe rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë

Maresca me dhimbje koke, Palmer mungon në stërvitjen e Chelsea dhe rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë

26 Shtator 2025 10:09 Telesport Cole Palmer ka munguar dje në seancën e hapur stërvitore të Chelsea, për shkak të shqetësimeve rreth dëmtimit të tij në ije. Sulmuesi anglez u detyrua të largohej pas 21 minutash lojë në ndeshjen që londinezët humbën 1/2 ndaj Manchester United fundjavën e kaluar në Premier League. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka thënë se shpreson që Palmer të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për këtë problem. Siç pritej, Liam Delap gjithashtu mungoi në seancë ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi i kofshës, ndërsa por Benoit Badiashile, Marc Guiu, Josh Achempong dhe Romeo Lavia u stërvitën.