Gjykimi i Ilir Metës/ Avokati Romeo Kara: Po tentojnë të blejnë kohë

Gjykimi i Ilir Metës/ Avokati Romeo Kara: Po tentojnë të blejnë kohë

Avokati i njohur Romeo Kara, në një lidhje direkte me “Ora e Fundit” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentoi procesin ligjor ndaj Ilir Metës, dhe personave të tjerë, që janë pjesë e kësaj dosjeje. Këtë të enjte, në GJKKO ishte parashikuar mbajtja e seancës paraprake, por mungesa e avokatit të ish-presidenti ti Republikës Ilir Meta, Kujtim Cakrani, u bë shkak që seanca të shtyhej për në 9 tetor. Ai theksoi se këto janë teknika me anë të të cilave mbrojta e Metës synon të blejë kohë. “Vetë pala në proces mund ta përdorë si teknikë për zgjatjen e procesit. Do kërkojnë kohë për t’u përgatitur më mirë për dosjen”, tha ai. Gjatë diskutimit, avokati u shpreh se politikanët, të cilët kanë abuzuar me pushtetin...