Analiza: Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në SHBA dhe Evropë

Analiza: Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në SHBA dhe Evropë

Videoja propagandistike ruse “Mbroj Atdheun” filloi të shpërndahej në fillim të gushtit, kryesisht nëpër kanalet e Telegramit të njohura për sentimente nacionaliste ruse dhe në favor të luftës.  Zëri kumbues i një gruaje rrëfen derisa pamje të kaosit ekonomik të Rusisë në vitet ‘90 shndërrohen në simbole perandorake dhe kishtare, dhe Katedralen e Shën Basilit në Sheshin e Kuq.  “Të dashur bashkatdhetarë që jetoni jashtë Rusisë, po ju drejtohemi juve”, thotë rrëfyesja.  “Ka ardhur koha juaj për t’u bërë heronj dhe për të hyrë në histori! Shkruani tek ne dhe ne do t’ju ndihmojmë ta mbroni të drejtën tuaj për jetë, liri dhe të ardhme. Do t’ju ndihmojmë ta mbroni Atdheun!”  “Me respekt, Inteligjenca Ushtarake e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, përfundon videoja, duke drejtuar shikuesit tek një...