Serbët kanë probleme para duelit me Shqipërinë, dëmtohet lojtari i tretë në pak ditë

Serbët kanë probleme para duelit me Shqipërinë, dëmtohet lojtari i tretë në pak ditë

Adriatik BALLA Serbia kërkoi nga UEFA dhe FSHF që ta spostonte ndeshjen me Shqipërinë në stadiumin e Leskovcit për ta menaxhuar më kollaj dhe marrësit e kërkesës e miratuan atë. Por serbët ndodhen nën presion, pasi krahas kushteve të sigurosh që duhet të plotësojnë, janë nën presion edhe të rezultatit të takimit. Me afrimin e ditëve pala serbe ka marrë lajme jo të mira për gjendjen e lojtarëve, si pasojë e dëmtimeve të shumta. Edhe nga tanët ka pasur dëmtime sikurse është rasti i Kumbullës, por ka dhe lojtarë në superformë si mesfushori Julian Shehu. Serbët kanë dëmtime Problemet e përfaqësueses serbe ishin të mëdha edhe përpara këtij lajmi. Gjithsesi, Serbia duket se po merr goditje njërën pas tjetrës sepse nga Gjermania njoftohet për dëmtimin...