Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Europa League/ Festë për anglezët e gjermanët, Bologna e nis me disfatë në transfertë, Rangers humb me Bajramin në tribunë (Rezultatet)
Europa League ka luajtur ditën e dytë të javës së parë të fazës së ligës. Dueli që spikati ishte ai mes Aston Villas dhe Bolognas. Dueli ishte i luftuar nga të dyja ekipet, por anglezët e Unai Emery arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme falë golit të vetëm të sfidës që u shënua nga McGinn në minutën e 13’. Tri pikë të vyera i mori edhe Stuttgarti. Gjermanët mundën në shtëpinë e tyre Celta Vigon me rezultatin 2-1, në një përballje të luftuar deri në fund. Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez, që ka lënë jashtë listës së Europës sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami, e nisi me një disfatë të hidhur në shtëpi aventurën europiane këtë sezon. Dy klubet franceze, Lyon dhe Lille...