Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Abbott, në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Angli që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”. Gjatë takimit u diskutua mbi të gjitha aspektet organizative të kësaj sfide të rëndësishme, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Presidenti Duka dhe Ambasadori Abbott ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë mes FSHF-së dhe institucioneve përkatëse do të sigurojë standardet më të larta të sigurisë dhe organizimit, duke synuar zhvillimin e një ndeshjeje në nivelin më të mirë. “Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri–...