Ismajli tund rrjetën, por VAR-i i prish festën e golit! Torino gjen Romën në Kupën e Italisë

Ismajli tund rrjetën, por VAR-i i prish festën e golit! Torino gjen Romën në Kupën e Italisë

Torino është kualifikuar sot mes 16 më të mirave të Kupës së Italisë. Skuadra italiane oa mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Pizën. Ndeshja u vendos në minutën e 9, kur Kasadei shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ardian Ismajli, por VAR-i i prishi festën e golit të parë me fanellën e Torinos. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri vendosi të akordonte goditje dënimi të shkaktuar nga mbrojtësi shqiptar. Ndërkohë, në fazën e 1/16-ave torinezët do të përballen me Romën e Gasperinit./Sport Ekspres/