Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasadori palestinez zbulon takimin me Begajn: Më tha pikërisht atë që ne duam!
Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka ndarë një nga momentet e para të ardhjes së tij në Tiranë: takimin me presidentin Bajram Begaj. Në emisionin “Rretheqark” në A2 CNN me gazetarin Xhevahir Qardaku, ai tregoi se çfarë i tha kreu i shtetit shqiptar sapo i dorëzoi kredencialet. “Presidenti Begaj më tha se palestinezët kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe se mbështet zgjidhjen me dy shtete. Kjo është rruga e duhur për paqen dhe e drejta ndërkombëtare. Dhe kjo është ajo që duam në të vërtetë, paqe dhe drejtësi,” u shpreh ambasadori. Mhanna theksoi se shqiptarët e kanë pritur me respekt dhe se mbështetja e tyre për Palestinën është e dukshme. Ai shtoi se kërkesa e vetme ndaj qeverisë shqiptare është një qëndrim më...