Shkarkimi i Veliajt? Beqiri: Nëse e çon në Kushtetuese, s’ka zgjedhje në Tiranë!

Shkarkimi i Veliajt? Beqiri: Nëse e çon në Kushtetuese, s’ka zgjedhje në Tiranë!

Qeveria shkarkoi sot Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, një ditë pasi Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Por, për avokatin Idajet Beqiri, nëse Veliaj e çon çështjen për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, atëherë s’do të ketë zgjedhje për Tiranën. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Beqiri tha se Veliaj duhej që të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duhej që të dëgjohej. ‘Unë e kam thënë që ai duhet që të jepte vet dorëheqjen para se të fillonte kjo do ta shkarkojmë ose jo. Me dorëheqjen ai mund të thoshte unë s’jam më kryetar bashkie dhe provat s’kam si...