Rama në takime me narkotrafikantë, Abilekaj: Shqipëria është kthyer në ‘varrezë betoni’ të parave të pista

Rama në takime me narkotrafikantë, Abilekaj: Shqipëria është kthyer në ‘varrezë betoni’ të parave të pista

Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019. Duke komentuar këto zhvillime, gazetari Enton Abilekaj në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV tha se çështja e Arubës është një problem shumë i madh, pasi hetimet janë kryer nga prokuroria e Firences për zyrtarë të lartë shqiptarë. Ai theksoi se minimalisht qeveria shqiptare duhej të reflektonte dhe jo...