Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale
Tashmë ka nisur ‘fushata’ për zgjedhjen e ri të kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa në dhjetor përfundon mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani. E ftuar në emisionin “Top Story”, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, teksa ka folur për takimin e Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, ajo ka zbuluar dhe detaje pas kësaj vizite. Sipas Anila Hoxha, duket se gara për kreun e SPAK ka nisur të ‘ngrejë temperaturat’, teksa një ditë më parë në një mbledhje që ka ndodhur mes drejtueses së KLP dhe tre anëtarëve të komisionit të karrierës ka pasur një debat të fortë verbal. Një prej anëtarëve ka kërkuar që platforma që do të...