Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama liron nga pagesa e transportit urban disa kategori, shoqëria civile e vlerëson si “vendim elektoral”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur që nga 1 tetori transporti urban të jetë falas për disa kategori. Por, fakti që ky vendim u mor në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale, nga shoqëria civile është cilësuar si “vendim të pastër elektoral”. Sipas vendimit, falas me Trafikun Urban do të mund të udhëtojnë stafi shëndetësor, administrativ dhe mbështetës të institucioneve të kryeqytetit të Kosovës. Të liruar nga pagesa janë stafi mësimor, përfshirë institucionet parashkollore, të gjithë punonjësit e administratës së Prishtinës, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e kryeqytetit. “Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura”, shkroi Rama në Facebook. Vendimi, i nënshkruar më 25 shtator, vjen në kohën kur Rama po garon...